Përplasja mes grupeve në Shkodër/ Dy viktima dhe dy të plagosur rëndë
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkodër këtë pasdite, ku dyshohet për katër viktima, pas përplasjeve mes dy grupeve të njohura në Shkodër.
Të konfirmuar të vdekur nga policia deri më tani janë Hamza Lici dhe një kalimtare e rastit.
Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje. Ndërkohë i plagosur raportohet Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së, Xhemal Bushati.
Ndërsa të plagosur rëndë në gjendje kritike janë Arlind Bushati dhe një burrë kalimtar i paidentifikuar.
Dy të fundit janë në gjendje të rëndë dhe mjekët japin pak shpresa.
Top Channel