Përsëri aksident zingjiror në Veternik! (FOTO)
Në dalje të Prishtinës, më saktësisht në Veternik sapo ka ndodhur edhe një aksident tjetër zingjiror.
Gazetari nga terreni i “Gazeta Blic” i cili ndodhet në atë pjesë, ka bërë me dije se janë aksidentuar 3 vetura në këtë aksident, përfshirë edhe një veturë zyrtare e KEDS-it.
Ai raporton se janë shkaktuar kolona si pasojë e këtij aksidenti.
Bazuar në pamjet që ka arritur t’i sigurojë “Gazeta Blic” përmes gazetarit të saj, vetuart e aksidentuara shihen të kenë marrë dëme jo të mëdha.
Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Çastë më parë “Gazeta Blic” raportoi edhe për një aksident tjetër zingjiror në këtë pjesë.
