Persona të përfshirë në hetimet e PSP-së janë ankuar për kontrollet



Avokati Nikolla Dodevski i cili është paraqitur si mbrojtës te pjesa më e madhe e personave të përfshirë në procedurat hetuese që i ka hapur PSP, theksoi se kërkesa e kontrollit gjyqësor mbi ligjësinë është njëra prej mundësisë së mbrojtjes për kontrollin e veprimeve që është duke i ndërmarr prokuroria, transmeton TetovaSot.
Nga fillimi i vitit, madje 10 persona kanë kërkuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup që të kryhet kontroll gjyqësor mbi ligjësinë. Ashtu si informuan nga Gjykata, sipas të dhënave statistikore, procedurë paraprake janë ngritur gjithsejtë 10 kërkesa për shqyrtimin e ligjit për veprimet ose masat.
Të gjitha 10 kërkesat kanë të bëjnë me veprime ose masa që po i ndërmerr Prokuroria Speciale Publike, thuan nga Gjykata Penale./TetovaSot/