Çmimin “Personaliteti evropian i vitit”, kryeministri Zoran Zaev ua kushtoi liderëve të rajonit….
Çmimin “Personaliteti evropian i vitit”, kryeministri Zoran Zaev ua kushtoi liderëve të rajonit dhe qytetarëve të cilët bashkërisht treguan lidership për ardhmëri më të mirë. Zaev këtë e bëri të ditur nga Sarajeva, ku nga ana e shoqatës së menaxherëve u dekorua me çmimin për personalitetin evropian të vitit.
Kryeministri Zaev çmimin ua kushtoi kryeministrave nga Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Serbia, kryeministrave të Bullgarisë dhe Greqisë, si dhe të gjithë qytetarëve të këtyre shteteve. Arsyeja për këtë, siç ka potencuar kryeministri Zaev, është përkushtimi i të gjithë faktorëve të lartpërmendur për një ardhmëri më të mirë përmes bashkëpunimit dhe kjo mundëson ndërtimin e urave në rajon dhe urave drejt Europës.
“Vendosëm bashkëpunim rajonal të sinqertë dhe miqësor, dhe dërguam porosi se zgjidhje ka për secilin kontest bilateral, vetëm nëse ka vullnet politik. Çmimin “Personaliteti evropian i vitit” ua kushtoj të gjithë liderëve të rajonit dhe të gjithë qytetarëve të cilët bashkërisht, përmes ndërtimit të urave në rajon drejt Europës, treguan lidership për ardhmëri më të mirë”,- tha kryeministri i RM-së, Zoran Zaev.