Pesë pikat e Ymerit për çështjen e Demarkacionit

363
fresco
midle

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka propozuar pesë hapa për shënjimin e pikës kufitare me Malin e Zi

Në një konferencë për media Ymeri tha se që qëndrimi i VV-së rreth demarkacionin është e njëjtë pasi që marrëveshja mbetët e njëjtë.

Ymeri tha se Komisioni Shtetëror ka tejkaluar mandatin e saj duke shënuar kufirin me Malin e Zi. Kjo vijë e re sipas Ymerin përbën kufirin e ri si i tillë shënon cenim të integritetit territorial.

Hapat që ka propozuar Ymeri janë:

-Marrëveshja duhet të shikohet në themel

-Kuvendi duhet ta krijojë një komision mbi partiak dhe një komision hetimor të marrëveshjes së 26 gushtit të vitit të kaluar

-Kryeministri i Kosovës nëpërmes një letre zyrtare duhet të kërkojë nga homologu malazez rinegociim për Demarkacionin

-Kryeminstri t’i bëjë një letër zyrtare Bashkimit Evropian që Demarkacioni të mos jetë pengesë për liberalizimin e vizave

-Të organizohet një konferencë shkencore në Kosovë për demarkacionin.

Comments