Pesë të helmuarit janë stabilizuar/ MJEKËT: Kujdes ku i blini kërpudhat

320
fresco
Pesë të helmuarit janë stabilizuar/ MJEKËT: Kujdes ku i blini kërpudhat

midle

Stabilizohet gjendja shëndetësore e pesë personave të helmuar me kërpudha në Sopishtë të Shkupit, të cilët janë nën mbikëqyrjen e mjekëve në Klinikën e toksikologjisë.

Pacienti më i vogël i helmuar nga kërpudhat, 14 vjeçari, është lëshuar në mjekim shtëpiak. Helmimi ka ndodhur që kur personat e helmuar kanë konsumuar nga kërpudhat që paraprakisht i kanë mbledhur vetë. Simptomat e parë janë paraqitur pas pesë orësh.

“Kërpudhat i kanë ngrënë më 22 tetor, rreth ores 16. Në Klinikën toksikologjike në Shkup janë paraqitur pas mesnatës me simptoma të gastroenterekolisë. Edhe pse kërpudhat janë ushqyese, këshilla jonë do të ishte që më së miri ato t’i blejnë në vendet përkatëse”, tha një mjek.

Mjekët thonë se më së shpeshti helmohen ata persona të cilët mendojnë se i njohin llojet e kërpudhave. Por, nga Klinika toksikologjike thonë se ka raste kur personat kanë humbur jetën nga helmimi i kërpudhave.

Comments