Pesë ushtarë turq të vdekur dhe tetë të plagosur
Të paktën pesë ushtarë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën sot në juglindje të Turqisë, në një atentat me bombë, sulm për të cilin akuzohen rebelët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), njoftoi një burim i forcave të sigurisë.
Një bombë artizanale u aktivizua në distancë kur po kalonte një kolonë me ushtarë në Uludere, pranë kufirit irakian, sipas të njëjtit burim të Reutersit, transmeton kp.
Sulmet kundër ushtrisë janë shtuar që prej fundit, në korrik 2015, të armëpushimit, që kishte qëndruar prej gati dy vite e gjysmë në juglindjen me mazhorancë kurde.