Sot janë bërë pesë vite që nga tragjedia në fshatin Restelicë ne Dragash, ku nga goditja e një orteku kishin vdekur 11 persona.
Nga kjo tragjedi kishte mbijetuar vetëm Amsera që aso kohe ishte 5 vjeçare.
Edhe tash pas gjithë këtyre viteve, lagjja ku ajo jetonte me familjen e saj pothuajse është e boshatisur.
Megjithatë këtu ende mbijeton frika, nga ortekët e mundshëm të dëborës.
E banoret kërkojnë nga institucionet, qoftë të nivelit lokal apo qendror, ta vizitojnë këtë vend sepse mund te ballafaqohen serish me ortekë.
Por, zyrtarë komunal po e mohojnë se nuk kanë investuar për parandaluar ortekët nga kjo kodër.
Sipas drejtorit për shërbime publike në komunën e Dragashit, Tafik Krasniqi, pas tragjedisë komuna ka shpenzuar afro 70 mijë euro në mbjelljen e pemëve që do të pengonin rrëshqitjen e borës.
Ai ka pranuar që ende ka rrezik përderisa bëri të ditur që komuna ka ende plane me organizata ndërkombëtare për të shtuar mbjelljen e pemëve në këtë përpjetëze.