Peshkopi maqedonas arrestohet në Australi për vjedhje

106
Peshkopi maqedonas arrestohet në Australi për vjedhje

Moebel THEMA

priftiPolicia e Australisë ia ka konfirmuar agjencisë maqedonase të lajmeve Meta se javën e kaluar e ka arrestuar dhe e ka marrë në pyetje priftin kompetent të eparkisë së Australisë dhe Zelandës së Re, peshkopin Petar, në kuadër të hetimeve për vjedhje dhe dëshmi të rrejshme.

“Policia në Viktoria e arrestoi dhe e mori në pyetje një burrë 70 vjeçar nga Karolajn Springs, në kuadër të hetimit për vjedhje dhe dëshmi të rrejshme. Ai është liruar dhe pritet vazhdimi i hetimit”, njoftuan nga polica në Viktoria duke u përgjigjur në pyetjen nëse peshkopi Petar është arrestuar dhe mbi cilën bazë.

Prifti maqedonas javën e kaluar përgënjeshtroi se policia në Melburn e ka arrestuar, duke thënë se ka qenë për t`u rrëfyer pas një ftese paraprake.

Ai tha se lajmi për arrestimin e tij është gënjeshtër dhe konstruksion prapa së cilës qëndron peshkopi i Strumicës, Naum dhe kryemurgu Gavril, kundër të cilit po zhvillohet një procedurë gjyqësore kishtaro-kanunore.

Comments