Petir: Të respektohet verdikti i popullit në Maqedoni

177

Eurodeputetja dhe kryetarja e grupit “Miqtë e Maqedonisë në Parlamentin Europian” Mariana Petir ka shprehur paknaqësitë në lidhje me ngjarjet në mbledhjen e Komisionit Shtëror Zgjedhor, ku sipas saj, është duke u bërë një përpjekje për të ndryshuar vullnetin e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë, transmeton Zhurnal.

Politikanja kroate në një deklaratë të saj për zgjedhjet e fundit në Maqedoni shprehet e shqetësuar në lidhje me situatën e krijuar më krizen e imponuar ku në mes të tjerash ajo potencon se tani kemi një situatë të re por e ngjajshme siç kishin në fillim. Ajo bënë apel që të gjithve që respektojnë verdikitin e popullit.

“Ky presion mbi Komisionin Shtetëror Zgjedhor është jashtëzakonisht shqetësues dhe nuk është aspak i pranueshëm. Kishim një periudhë dy vjeçare të krizës politike, pasi që opozita nuk e pranoi rolin e saj në shoqërinë demokratike që është dhënë atyre në mënyrë demokratike gjatë procesit zgjedhor. Pas zgjedhjeve të shumëpritura, që u mbajtëtn me kërkesë të opozitës, tash përballemi me situatën që kishin në fillim, duke mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve.Unë jam e shqetësuar dhe ju bëj thirrje të gjithë akterëve relevant që të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve, dhe të respektojnë besimin që i është dhënë nga populli maqedonas” deklaron eurodeputetja Petir. Sipas politikanës kroate Marijana Petir në Parlamentin Evropian, në Maqedoni dita e zgjedhjeve ishte e suksesshme, ku u mbajtën zgjedhje të lira dhe demokratike, pa ndonjë parregullsi. Ajo më tëj shton se kjo është vërejtur edhe nga OSBE / ODIHR dhe është mirëpritur edhe nga Bashkimi Evropian.

“Megjithatë, mbetem e shqetësuar për presionin që po bëhet në KSHZ për të rishikuar rezultatet e zgjedhjeve. Shpresoj se të gjitha partitë do të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve që e shprehin vullnetin e popullit maqedonas. Zgjedhjet u mbajtën, me gjitha kërkesat e opozitës që janë marrë parasysh. Edhe pse më një dierencë të vogël, por VMRO-DPMNE i fitoi zgjedhjet dhe kjo duhet respektuar. Bërja e presioneve, shqyrtimi i rezultateve të zgjedhjeve, bojkoti apo kërkesa për zgjedhje të reja, do ta dobësojnë demokracinë”, potencoi Petir. Ajo më tëj thekson se gjenda e krijuar është si rezulata I bojkoti dhe shprehet se këto zgjedhje do të jenë një fillim I ri për Maqedoninë. “Bojkoti na solli në këtë gjendje dhe i ka kushtuar shumë stabilitetit të vendit dhe rrugës drejt integrimit evropian. Unë besoj se këto zgjedhje do të jenë një fillim i ri për Maqedoninë dhe për popullin e saj për të tejkaluar vështirësitë në dy vitet e fundit. Maqedonia ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme. Populli maqedonas, veçanërisht rinia meritojnë qeveri që do të vazhdojë reforma, ti sjellë drej intergrimit në BE dhe do të sigurojë një të ardhme më të mire” porositi Marijana Petir.

Në fund të deklaratës së saj, ajo potencon se pret formimin e një qeverie të qëndrueshme dhe të fortë, e cila sipas saj është shumë e rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë. Një qeveri e tillë, sipas saj duhet të sjellë programin e reformave për të vazhduar rrugën drejt integrimeve euratlantike.

“Qeveria duhet të vazhdojë progresin ekonomik të vendit, të qëndrojë në vendin e parë në tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkan dhe ta ruaj statusin e saj si një nga vendet më të mira në Evropë për realizimin e biznesit, sipas renditjes së listës në “Doing Business” të Bankës Botërore. Ky është një parakusht që të rinjtë të mbeten në Maqedoni, nga e cilat varet e ardhmja e këtij vendi të bukur” tha Marijana Petir.

Comments