Petkoviq kërkon nga Lista Serbe që t’i mos kërcënojnë serbët në Kosovë

435
fresco

Ish-ministri për kthim në qeverinë e Kosovës Sllavisha Petkoviq, i cili është pjesë e koalicionit të porsaformuar të serbëve në Kosovë, në një deklaratë për mediet serbe ka theksuar se ky koalicion kërkon zgjedhjet fer dhe të ndershme, që të mos bëhet presion ndaj serbëve për t’i detyruar të votojnë për partinë e caktuar dhe që njëherë vërtet të shihet se kush sa përkrahje ka.

“Pa marrë parasysh që Lista Serbe i ka kapacitetet e gjithë qeverisë së Serbisë, ja, nuk është as kjo me rëndësi, vetëm mos i kërcënoni njerëzit. Mos bëni presion dhe mos i përjashtoni njerëzit nga puna nëse nuk votojnë për opsionin e juaj”, ka thënë Petroviq.

Ish-ministri për punë dhe mirëqenie sociale në qeverinë e Kosovës Nenad Rashiq, duke komentuar deklaratën e Marko Gjuriqit se “monoliteti i Listës Serbe në këtë moment është më i nevojshëm”, ka theksuar se Marko Gjuriq nuk kërkon unitet por, njëmendësi.

Anëtarët e koalicionit pretendojnë se serbët në Kosovë kanë nevojë për alternativa në raport me Listën Serbe, për shkak të cilës, siç kanë theksuar, ishin të detyruar të bashkohen.

Comments