
ish – emisari special i Bashkimit Europian për Kosovën dhe ish – përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë e Hercegovinën Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq po tregon se ka vullnet të merret me çështjen e Kosovës dhe ta zgjidhë atë dhe Bashkimi Europian duhet ta shohë rastin historik për të, transmeton Koha.net.
Në një intervistë për Deutsche Welle, Petritsch ka thënë se “për zgjidhjen e konflikteve të Beogradit e Prishtinës janë të domosdoshme bisedimet serioze dhe Brukseli duhet t’i japë prioritet marrëdhënieve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian”.
Ai shton se Beogradi duhet ta hartojë një strategji serioze dhe të formulojë kërkesa të qarta ndaj Prishtinës para nënshkrimit të marrëveshjes finale dhe se dialogu i brendshëm është mënyra që të arrihet qëndrimi i Serbisë lidhur me Kosovën.

