Pikturat e Jean-Léon Gerome, luftëtarët shqiptarë të elitës ushtarake në Egjipt

527
fresco
midle

Piktori francez, Jean-Léon Gerome, është një nga mjeshtrat më të mëdhenj të pikturës botërore, veprat e të cilit janë të ekspozuara nëpër muzeumet më të famshëm. Në seksionin francez të Muzeut Metropolitan në New York, vizitori ka fatin të kundrojë disa nga punimet më të famshme të këtij mjeshtri të madh, punime që janë në pronësi të këtij Muzeu… Kundrimi i çdo vepre të këtij mjeshtri të madh është një kënaqesi e vërtetë estetike, por kur ndër ato vepra të ekspozuara në Metropolitan të Artit në New York, artdashësi shqiptar gjen disa punime me tematikë shqiptare, kënaqesia natyrshëm kthehet në krenari!

Nga mjeshtri Jean-Leon Gerome në Muzeun Metropolitan te Artit janë të ekspozuara pesë piktura me tematikë shqiptare… Pesë piktura nga cikli i famshëm i punimeve orientale të mjeshtrit Gerome, punime që i dhanë famë këtij piktori si mjeshtër orientalist!Po si u gjendën, si u bënë shqiptarët objekt estetik në pikturat e këtij mjeshtri të madh?!

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje më parë duhen shkruar disa të dhëna për këtë mjeshtër të madh…

Jean-Leon Gerome u lind në Vesoul, Haute-Saone, Francë, më 11 maj 1824 dhe vdiq në Paris më 10 janar 1904. Jean-Leon Gerome është një nga piktorët më të spikatur të kohës së tij dhe njihet si një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të stilit të njohur me emrin “Akademizëm”, stil që mjeshtri e ndoqi në pikturë dhe skulpturë. Ka realizuar shumë vepra që trajtojnë temat historike dhe ato mitologjike. Gerome ka shkëlqyer në portrete, tablo të natyrës si dhe skulpturë, duke e çuar traditën e pikturës së stilit Akademik, në një pikë kulmore artistike. Në qarqet artistike, Gerome sot gjerësisht konsiderohet si një nga piktorët më të rëndësishem të Akademizmit, dhe përveç të qënit një piktor i madh, ai ishte edhe një mësuesi i një liste të gjatë piktorësh që më vonë u bënë emra të njohur në art…

Nga mjeshtri Jean-Leon Gerome vlerësohen më së shumti pikturat me temë orientale, punime që erdhën si fryt i frymëzimeve në udhëtimet që bëri në Afrikë të Veriut dhe në Lindje të Mesme… Temat që realizoi nga frymëzimet e atyre udhëtimeve nga shumë studies, kritikë arti apo akademikë sot vlerësohen shumë. Ajo seri pikturash kanë njohur një lloj veçimi estetik për nga vlerësimi, në morinë e punimeve që ka lenë pas Gerome… Një karakteristike e veprave është se thuajse në të gjjthë ciklin e mirënjohur, shqiptarët janë përherë dhe kudo të pranishëm!

Gjatë udhëtimeve në Afrikë të Veriut, në Egjipt Gerome njohu shqiptaret që jetonin atje aso kohe… Në kontekstin historik duhet të theksojme se në atë kohë kur Gerome vizitoi Egjiptin për herë të parë në vititn 1856, sundimtar i Egjiptit ishte Said Pasha, djali i katërt i Muhamet Ali Pashës, shqiptarit nga Zemblaku, sundimtar që vinte nga dinastia me origjinë shqiptare. Dihet që Muhamet Ali Pasha, nga Zemblaku i Korçës, në vititn 1805 mori nën kontroll Egjiptin dhe themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit, dinasti që sundoi atë vend për 148 vjet me rradhë, deri në vititn 1953…Mbas asaj vizite në vitin 1856, Gerome shkoi edhe here tjera në Egjipt dhe u prit me nderime nga familja mbretërore. Gjatë sundimit të kësaj familje mbretërore shumë shqiptarë emigruan, si thuhej në Misir, duke punuar e jetuar atje…Duket që në momentin e parë kur njohu shqiptarët Mjeshtri i madh u magjeps nga personaliteti i tyre, u magjeps nga bota e tyre e magjishme që më së pari shpalohej në kostumet popullore shqiptare… Kjo dallohet në faktin që veshjet tradicionale të shqiptareve zënë vend të rëndësishem në pikturat e Jean-Leon Gerome… Shqiptarët janë të pranishëm gati në gjithe punimet që ka realizuar ky mjeshtër në Egjipt… Dhe nuk jane pak! Janë me dhjetëra piktura. Në gjithe ato punime mjeshtri ka arritur të nxjerrë në pah personalitetin e shqiptarëve…Po veçojmë një nga punimet më të arrira në këtë drejtim siç është piktura “Falja e namazit në xhamine Amr”, e cila gjendet e ekzpozuar në Muzeun Metropolitan në New York.

Piktura “Falja e namazit në xhaminë Amr” është një pikturë e realizuar me vaj në kanavacë dhe mban si date, vitin 1871…Ka këto përmasa; është 88, 9 cm e lartë me 74, 9 cm e gjerë. Vepra i është dhuruar Muzeut Metropolitan të Artit në Neë York, në vitin 1887 nga Catharine Lorillard Wolfe, koleksioniste që e ka blerë nga autori dhe e ka dhuruar në koleksionin e vet që ka në këtë Muze, “Catharine Lorillard Wolfe Collection”. Të rralla janë punimet që kanë ngërthyer aq mjeshtërisht personalitetin shqiptar…

14593662_10210697933594023_1392688649_n14543399_10210697934034034_1944723293_n14569858_10210697934314041_566389582_n14556123_10210697934714051_1147581891_n14569120_10210697935034059_1894017403_n14593491_10210697935194063_478198867_n

 

Në pikturë menjëherë bie në sy një burrë gjysmë-lakuriq, thuajse në mes të pikturës i cili ka qëndruar jashtë linjës së drejtë formale të besimtareve që janë rreshtuar në faljen e namazit…Po ashtu menjëherë bien në sy tre burra që janë portretizuar veçmas në njërën anë. Veçimi i tyre në anë është bërë që të jenë me afër pasi piktori ka dashur ti nxjerrë në pah. Kjo menjëhere dallohet që ka qenë nje intence, (qëllim) nga Gerome, për ti nxjerrë në kontrast me krejt tablonë…Me detaje, piktori paraqet një perspektivë lineare të kolona dhe harqeve, me pika të dallueshme, ku ka një konvergjence te vijave paralele që piktori i realizon në linjë të perspektivës që zhduket horizont. Brendia e xhamisë është realizuar mjeshtërisht, pjesa nën kulm, është një kryevepër me dimensionet, hapësirën mes harqeve. Mënyra se si është paraqitur dyshemeja po ashtu është një mjeshtëri më vete. Për të kompensuar perspektivën Gerome, pikat e konvergjencës së vijave paralele, i ndërthur në horizont me rreshta e rregullt të besimtarëve. Renditja, (rregullimi), i objekteve dhe imazheve në pikturë për këtë arsye është bëre simetrik. Përdorimi i renditjes gjeometrike të objekteve në hapësirë, në këtë pikturë ndihmon për të nxjerrë në pah temën. Domethenë që besimtarët të duken edhe ata sikur janë statikë dhe të ngrirë në formë të njëjtë si format e arkitekturës rreth tyre, ngjan sikur disa forca dominuese i mbajnë ata nën kontroll…

Gjithë ky kontrast është në funksion të paraqitjes së shqiptareve që nuk mund të ngatërrohen nga veshja e tyre me fustanellë! E gjithë atmosfera është ndërthurur për të paraqitur botën më vete të shqiptarëve që ishin ndryshe nga të tjerët.

Ja dallimet…Shqiptarët më së pari dallohet që kanë hyrë në xhami me armë…asnjëri nga të tre nuk ka dorëzuar armët tek dera siç ka qenë rregulli!
Të tre mbajnë armët në brez dhe kanë gjithë atë arsenal armësh ndërsa luten!Xhamia është vend falje dhe aty besimtari duhet të gjejë paqen, për këtë ide Gerome ka paraqitur pëllumbat në dyshemenë e xhamisë…Pastaj e dyta shqiptarët janë të veshur ndryshe dhe dallojnë nga veshjet tipike të egjiptianeve që janë veshje pa shprehje, të njetrajtshme deri në uniformitet. Kostumet shqiptare janë plot ngjyrë dhe jetë!

E treta, shqiptarët edhe në lutje ruajnë hierarkinë, nuk rreshtohen krahas si besimtarët egjiptinë; feudali sundimtar ka dalë para, sejmenët janë mbas tij!

E katërta shqiptarët këtu nuk falen në rresht me tjerët; kanë zgjedhur një cep më vete! Kanë sjellë edhe qilimin e vet të vogël që është theksuar me detaje! Shqiptarët këtu në këtë portretizim sikur janë ata që ka përshkruar Bajroni; “Të rreptë bijtë e shqipes”…Feudali i pari në rradhë, as lutjen nuk e bën si duhet, duart nuk i mban lart si është rregulli i namazit, gjestikulacioni i tij, gjuha e duarve të tij përcjell mesazh pabindje, rrezaton një forcë të madhe kundërshtuese…E gjithë kjo është në funksion të idesë së Gerome që shqiptarët janë krye më vete, të pavarur, rebelë që njiheshin për kuturisjen e tyre! Deri edhe në xhami, në shtëpinë e Perëndisë ata shfaqin botën e tyre të mvetësishme!

Njeriu mund të sodisë këtë pikturë për orë të tëra dhe e dallon në çdo detaj se e gjithë kjo pikturë është në funksion të paraqitjes së mvetësisë së shqiptarit, kryelartësisë, individualitetit të tij!… Gerome sigurisht e ka mësuar se origjina e emrit “Arnaud” vinte nga osmanishte, (arabishtja), dhe kishte kuptimin “I Pabindur”. Ilir Seci/The Albanian14543399_10210697934034034_1944723293_n-150x150 14543469_10210697933034009_1682649389_n-1 14556123_10210697934714051_1147581891_n-150x150 14569120_10210697935034059_1894017403_n-150x150 14569858_10210697934314041_566389582_n-150x150 14593491_10210697935194063_478198867_n-150x150 14593662_10210697933594023_1392688649_n-150x150

Comments