Goli i Ousmane Dembeles i ka siguruar Barcelonës fitoren e dytë radhazi në sezonin e ri të La Ligas, mirëpo kishte shumë kritika pas ndeshjes për shkak të gjendjes së rëndë të fushës në stadium e Valladalodit, të cilën Gerard Pique e quajti turpëruese.
Nuk kaluan më shumë se pesë minuta, dhe fusha filloi të copëtohej gjithandej, pasi bari ishte vendosur vetëm dy ditë para ndeshjes
“Fusha ishte tmerruese, një turp i vërtetë”, ka thënë Pique pas ndeshjes.
“Ka qenë si një ndeshje e luajtur në arë, dhe ata që dëshirojnë që ndeshjet të zhvillohen në SHBA duhet të interesohen se çfarë po ndodh në vendin e tyre”.
“Problemi kryesor është rreziku për të pësuar lëndime serioze, shpresoj se ata që janë përgjegjës për këtë do të ndërmarrin masa dhe do ta rregullojnë”.
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka bërë të ditur se do të ndërmerren masa ndaj Valladolidit pasi që fusha në stadiumin e tyre ishte në gjendje të keqe dhe nuk i përmbushi standardet e kërkuara për zhvillimin e ndeshjeve në fushë.