Pjesëtari i ”Grupit të Kumanovës” dërgohet me urgjencë në spitalin klinik në Shkup (Foto)

233

Grupi-i-Kumanoves-foto-duke-hyre-ne-gjykate-780x439

Para 1 ore policia për Shpërndarje të Shpejtë në Shkup ka çuar në spitalin Klinik ”Nënë Tereza” një pjesëtar të ”Grupit të Kumanovës” i cili ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Gazetari Valmir Kuçi në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë fotografinë me mbishkrimin ”Tash para 5 min në Klinikën ‘Nënë Tereza’, në urgjencë, në përcjellje të dhjetra pjestarëve të ‘EBR-së’ dhe efektivëve policor, u soll për mjekim njëri nga të akuzuarit e Rastit të Kumanovës! Ai ishte në këmbë të veta, por jo në gjendje të mirë shendetësore! Kjo ndodhi para syve të mi, dhe shumë pacientëve të tjerë! P.S Policët ishin të armatosur deri në dhëmbë, dhe me këtë krijuan panikë tek qytetarët e pranishëm!”(sic) shkruan Kuçi.

VK

Comments