Plaçkitet pompa e benzinës ‘Makpetrol’ në Kumanovë

168
Plaçkitet pompa e benzinës ‘Makpetrol’ në Kumanovë

Moebel THEMA

Dy persona të panjohur me maska prej të cilëve njëri i armatosur me pistoletë, herët në mëngjes rreth orës 04:10, kanë kryer plaçkitje në pompën e benzinës “Makpetrol” në afërsi të pikës pagesore në Romanovc, kumtoi sot MPB, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Plaçkitësit e kanë kërcënuar punonjësin me përdorimin e forcës, e kanë lidhur në pranga dhe ia kanë marrë fitimin ditor në vlerë prej 53.530 denarëve, ndërsa më pas e kanë braktisur vendin e ngjarjes.

Policia ka ndërmarrë masa për qartësimin e plotë të rastit dhe gjetjen e vjedhësve.

Comments