Plagoset Papa Françesku

296
Pope Francis shows a bruise around his left eye and eyebrow caused by an accidental hit against the popemobile’s window glass while visiting the old sector of Cartagena, Colombia, on September 10, 2017.
Nearly 1.3 million worshippers flocked to a mass by Pope Francis on Saturday in the Colombian city known as the stronghold of the late drug lord Pablo Escobar. / AFP PHOTO / Alberto PIZZOLI

Papa Françesku ka pësuar një dëmtim të lehtë në fytyrë, pasi goditi padashje një pjesë të makinës të tij, gjatë një turneu takimesh në Kolumbi.

Mediat kanë publikuar foto të Papës, i cili duket i dëmtuar në vetull dhe sy. Ngjarja u konfirmua edhe nga një zyrtar i Vatikanit.

Papa Françesku ndodhet për vizitë zyrtare në Amerikën Latine dhe është duke vizituar Kolumbinë, ndërsa ka bërë ndaluar në qytetet Bogota, Medellin dhe Kartagjena.

Mësohet se incidenti ndodhi kur Ati i Shenjtë, 80 vjeç, po udhëtonte me makinën e tij personale të rrethuar me xhama antiplumb dhe e goditi kokën duke dashur ta përshëndeste turmën.

Vatikani tha se ai mori trajtimin me akull dhe se tashme ishte mirë.

Comments