Plagosja e gjimnazistit të “Çajupit” kapet autori. Ja emrat
Sherri mes disa adoleshentëve për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Një 15-vjeçar, i identifikuar si Kristi Suti është plagosur me thikë. Nxënësi ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Përplasja ka ndodhur në “Bardhyl”, pak pas mesditës. Mësohet se të rinjtë janë nxënës të shkollës “Çajupit” dhe janë zënë tek dera e gjimnazit.
Ndërkohë policia bëri të mundur identifikimin dhe ndalimin e autorit të kësaj ngjarje. Ai është 16-vjeçari Marsel Suli.
Më herët efektivët e kryeqytetit shoqëruan të paktën 5 të rinj, që kanë dijeni lidhur me ngjarjen. Aktualisht po punohet për të zbardhur arsyet e kësaj ngjarje të rëndë.