Plagosje me thikë në Tiranë, autori kapet me drogë

319

Një i ri është vënë në pranga, pasi për motive të dobëta ka goditur me thikë një 42-vjeçar. Ngjarja është shënuar në Tiranë. Shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Azgan Cengu, 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit, mbrapa Pallatit të Kulturës ka goditur me mjete prerëse, për motive të dobëta shtetasin B.H., 42 vjeç.

Në lidhje me këtë rast, blutë e Tiranës kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 295.35 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, prej të cilës 13.25 gram iu gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe 282.10 gram gjatë kontrollit të ushtruar në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Comments