Plas grushti në avion, piloti bën ulje të detyruar (VIDEO)



Mund t’iu duket diçka e rrallë të dëgjoni për debate të cilat degjenerojnë në dhunë fizike brenda një avioni në fluturim. Por ja që edhe kjo ndodh.
Një avion që ishte nisur nga Brukseli me destinacion Maltën është detyruar të ulet në Pisa të Italisë pas një sherri mes pasagjerëve.
Ndërhyrja e personelit të avionit për të shuar konfliktin rezultoi e pasuksesshme, çka e detyroi pilotin të bënte ulje në aeroportin e Pisas, ku policia arrestoi katër pasagjerët e përfshirë në sherr.
Nuk dihen ende shkaqet e sherrit dhe se si nisi ngjarja, por njëri nga pasagjerët ka filmuar momentin e sherrit dhe video-ja është postuar në Internet.