Plas te Egjipti i Salah, shkarkohet trajneri dhe presidenti i Federatës

567
fresco

Egjipti u mund mbrëmjen e djeshme me rezultatin 0-1 nga Afrika e Jugut, duke i dhënë lamtumirën Kupës së Kombeve të Afrikës.

Kjo disfatë ka sjellë edhe një sërë lëvizjesh në kampin egjiptian, aty ku presidenti i Federatës ka shkarkuar stafin teknik dhe trajnerin për humbjen, ndërkohë që pas kësaj ka dhënë edhe dorëheqjen vetë si president.

Ai e konsideron këtë vendim si një detyrim moral duke qenë se skuadra nuk kishte arritur të mbushte pritshmëritë dhe eliminimi në 1/8-at konsiderohet nga ai si një dështim. Vetëm pak orë pasi Egjipti ishte eliminuar, presidenti Abo Rida ka larguar trajnerin meksikan, Havier Aguirre.

Pritet që në vijim, në kampin egjiptian të emërohet presidenti i ri i Federatës që njëkohësisht do të zgjedhë edhe trajnerin e ri që do të drejtojë Egjiptin, pjesë e së cilës është edhe Muhamed Salah.

Comments