
Si mysafir i Dragan Pavloviç Llatasit, akademiku Mitko Maxhunkov i prezentoi qëndrimet e Akademisë së Kulturës dhe Shkencave të Serbisë për shqiptarët, si të vetat. Në intervistën e emituar mbrëmë në edicionin qëndrorë infomativ në Sitel, Maxhunkov plotësisht ishte dakord me qëndrimet e Llatasit për atë se çfarë nënkupton Platforma e shqiptarëve për formim të qeverisë, njofton FLAKA.mk.
Duke u nisur nga kjo, edhe ish diplomati dhe profesori universitar Gjorgji Spasov, nuk dakordohet me qëndrimet e Maxhunkovit. Në një status të tijin në Facebook, Spasov thotë se akademikun maqedonas Maxhunkov “ka rrëshqitur”. Ai radhit edhe disa citime të akadamikut kontravers duke bërë në të njëjtën kohë krahasime dhe sjellë mendime ndryshe nga ai.
E para: Platformën e partive politike e quajte ‘ultimatum para lufte’. Ajo atij i ngjason me Ligën Partizane. Shqiptarët në Maqedoni edhe deri më tani e kanë pasur gjysmën e pushtetit kurse tani e dëshirojnë tërë pushtetin.
E dyta: Marrëveshja e Ohrit qenka bombë e vendosur në Maqedoni. Në Kushtetutë duhet të qëndrojë ‘Maqedonia është shtet i maqedonasve’. Nuk mundet shqiptarët ose ndonjë bashkësi tjetër etnike të jenë shtetformues.
E treta: Për ndërim të emrit nuk duhet të bisedohet. Shqiptarët nuk guxojnë të marrin pjesë në bisedime me Greqinë ose me Bullgarinë për çështjet me interes të nacionalitetit maqedonas.
Katër: Maxhukov është i bindur se Ivanov nuk do t’ia jap mandatin LSDM-së për të formuar qeveri, nëse LSDM nuk garanton mbrojtje të interesave nacionale maqedonase si ai dhe Llatas gjërat i kuptojnë. Por Zaevi i duket i dyshuar.
Pesë: Nëse LSDM e pranon Platformën e shqiptarëve dhe formon qeveri me BDI do të ketë luftë.
“Kështu ‘rrëshqitje’ të një akademiku që moti nuk është parë te ne. Por Llatasi ka zgjedhur ‘material’ për plasim të tezave të tija nacionaliste dhe skenarë të erët”, shkruan Spasov në statusin e tij.