Platforma shqiptare, kushti primar për Zaevin për formimin e qeverisë

255
fresco

 

Platforma shqiptare është kushti që kanë vendosur LëvizjaBesa” dhe “Aleanca për Shqiptarët” për të mbështetur Zoran Zaevin që të fitojë mandatin.

Lëvizja Besa që është e partia e dytë tek shqiptarët me 5 mandate të fituara thotë se janë në komunikim të përditshëm me LSDM-në, por takime zyrtare nuk kanë pasur.

midle

“Kemi komunikim të përditshëm me LSDM-në, por për momentin nuk ka takime zyrtare. I mbështesim për të formuar Qeverinë, vetëm nëse e pranojnë platformën. Ndërsa nëse do të marrin pjesë në Qeveri, atë do ta vendosim më vonë”, deklarojnë nga Lëvizja Besa.

Edhe “Aleanca për Shqiptarët” është me të njëjtin qëndrim. Ata thonë se janë të gatshëm që t’i japin nënshkrimet për mandatarin, nëse nuk do ta refuzohet platforma e përbashkët të partive shqiptare.

Pas takimit të djeshëm të udhëheqësve të BDI-së dhe LSDM-së, nënkryetarët nuk deshën të zbulojnë se a kanë biseduar për shumicën parlamentare ose formimin e Qeverisë.

Mirëpo nga deklaratat e deritanishme të zyrtarëve të BDI-së, edhe ata nuk do ta mbështesin Zaevin, nëse nuk ka ndonjë qëndrim për platformën e shqiptarëve.

Comments