Plumbat në Lushnje, njëri nga të plagosurit nipi i Aldo Bares
Xhulio Shkurti, 21 vjeç u dërgua në spitalin e Lushnjës i plagosur me armë zjarri, bashkë me shokun e tij, Sajmo Xhelili 24 vjeç.
Mjekët thanë se të dy kishin marrë plumba në këmbë dhe në bark, pas një përplasjeje me armë.
Xhulio Shkurti është nipi i një emri të njohur në botën e krimit, Aldo Bares, emri i vërtetë i të cilit është Alfred Shkurti.
Të rinjtë u dërguan për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë për shkak të plagëve. Policia tha se ka identifikuar personin që i plagosi dhe është vënë në ndjekje të tij.