Po festohen festat e pushtimit serb në Maqedoninë e Veriut, reagon Georgievski
Partia VMRO-Popullore e ish-kryeministrit Lubço Georgievski reagoi për përkujtimin e Betejës së ashtuquajtur serbe të Kumanovës në afërsi të Zebrnjakut.
VMRO-Partia Popullore reagon se dikush po rishikon historinë dhe me rastin e shënimit të 112 vjetorit të Betejës së Kumanovës në monumentin “Fitorja” afër Zebrnjakut të Kumanovës, ku dje mori pjesë edhe nënkryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Ivan Stoilkoviq.
“Ne ishim dëshmitarë se si Maqedonia jonë festoi fillimin e ngjarjes më tragjike në historinë e saj, përkatësisht ndarjet ballkanike të Maqedonisë. Në prani të nënkryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, i cili zyrtarisht përfaqëson vendin, në prani të flamurit maqedonas dhe oficerëve maqedonas, edhe një herë dëshmuam një poshtërim të paparë të një shteti që feston pushtimin e tij. Rreth dhjetë vjet më parë, kur kryeministri Nikola Gruevski promovoi për herë të parë festën e Zebrnjakut, menduam se do të ishte një akt i njëhershëm, por që atëherë doli se ato festime janë vetëm vazhdimësi e serialit, çdo vit, dhe jo vetëm Beteja e Kumanovës, por u shtri edhe në Betejën e Bregalnicës, Beteja e Kajmakçalanit, e gjithë kjo pasuar nga rindërtimi i të gjitha monumenteve që dinastia Karagjorgjeviq ndërtoi në Vardarska Banovinë nga viti 1918 deri në vitin 1941”, reagon VMRO-Popullore.