Po kontrabandoheshin nga vozitësi serb: Ja ku përfunduan [Foto]

240

7 emigrantë në mesin e tyre pesë pakistanezë dhe dy afganë të cilët u kapën të enjten në terminalin doganor në Prishtinë.

Por cili ishte destinacioni i refugjatëve të cilët po kontrabandoheshin nga vozitësi serb?

17 vjeçarit Ibrahim Ahmed nga Afganistani i ra punë të vijë në Kosovë pasi të enjten u kap duke u transportuar ilegalisht bashkë me gjashtë veta të tjerë.

Ata u zunë brenda një kamioni në Prishtinë të cilin po e ngiste një shtetas i Serbisë.

Pesë prej tyre janë pakistanezë kurse tjetri bashkëkombas i Ahmed.

Te gjithë kishin msyer Gjermaninë si refugjatë ku afgani shpresonte të bashkohej me axhën e tij.

Refugjatët nga vendet e largëta të Azisë kishin qëndruar një kohë të gjatë në Greqi nga ku mësyen Perëndimin përmes Kosovës.

Ndonëse u kap në Prishtinë Ahmed nuk e ka ndërmend të qëndrojë gjatë në Kosovë.

Ai thotë se në mundësinë e parë do të largohet.

Zyrtarët nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se këta shtatë persona kërkuan azil në Kosovë.

Përshtypjet e para që lanë ishin të mira.

Aktualisht në qendrën e azilkërkuesve në Magurë janë 34 të akomoduar.

Ky numër është më i lartë se ai i vitit të kaluar.

Qendra është e pajisur me dhoma për banim, kuzhinë, bibliotekë dhe hapësirë për rekreacion

Comments