Po kryhet presion ndaj votuesve rom në lagjen Trizla, Prilep

114
fresco

midle

Lagja Trizla në Prilep ku jetojnë qytetar të nacionalitetit rom, tradicionalisht është vendi ku për të gjitha zgjedhjet kryhen presione të shumta ndaj votuesve, ndërsa situata po përsëritet edhe sot, thuan nga Publikum Media, transmeton TetovaSot.
Me hapjen e vendvotimit para shkollës fillore “Dobre Jovanoski” ku gjenden dhjetëra vendvotime, është hetuar prezenca e një numri më të madh të agjitatorëve nga njëra parti politike por edhe personave zyrtar të MPB-së. Në mesin e tyre është edhe shefi i krimit ekonomik, Marjan Stanoeski.
Vazhdimisht prezent para hyrjes së ndërtesës së shkollës është edhe kryetari i komitetit vendor të njërës prej partive politike nga Trizla, të cilën policët nuk duan që ta largojnë edhe përskaj asaj që dy herë është paraqitur në polici.
Në funksionin e zgjedhjeve janë vendosur edhe vetura e Komunës së Prilepit e cila mund të hetohet para vendvotimeve.

Comments