“Po më pastroni nga mëkatet” – Duda Balje iu përgjigjet kritikëve të fundit

62
fresco

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar sërish sot pas shkarkimit të dy anëtarëve të partisë SDU, të cilën ajo e drejton, nga postet e tyre qeveritare.Në postimin e sotëm në Facebook, Balje iu është përgjigjur komentuesve që, sipas saj, e kanë “gozhduar” pas reagimit të djeshëm, ku kishte shkruar: “Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar.”

Me këtë deklaratë, ajo la të kuptohet se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është hakmarrë ndaj saj për faktin që nuk e ka votuar Qeverinë “Kurti 3”.Përmes postimit të sotëm, Balje thotë se gati 400 njerëz komentuan në reagimin e saj, e të cilat siç thotë ajo, linçime mediatike, fyerje, kërcënime dhe shantazhe vetëm “e pastrojnë nga mëkatet”.

“Prej tetë muajsh po përpiqeni në mënyrë të organizuar të bëni të njëjtën gjë, dhe tashmë është bërë monotone, pa asnjë rezultat konkret. Asnjë koment i juaji nuk mund të ndryshojë asgjë në jetën time. Të gjitha ato gënjeshtra, linçime mediatike, fyerje, kërcënime dhe shantazhe vetëm më pastrojnë mëkatet. Në emër të kësaj — uroj të jeni mirë dhe me shëndet ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar deputetja.

Comments