Po shuhet Dibra, vetëm 50 nxënës në gjimnazet e tri komunave

194

Në afatin e parë të regjistrimit në gjimnazet në Dibër, Qendër Zhupë dhe Rosushte nga 544 vendet e parapara, janë plotësuar vetëm 50 vende.

Në gjimnazin e Dibrës “Zdravko Çoçovski” sipas kryetares së komisionit për pranimin e nxënësve, Semije Ballanca, në afatin e parë nga 340 vendet e parapara, janë plotësuar vetëm tetë prej tyre.

Në gjimnazin “Mavrova dhe Rosushte” në Rosushte ka edhe 82 vende të lira për afatin e dytë të regjistrimit.

Numri më i vogël i të regjistruarve është në gjimnazin “ATA” në Qendër Zhupë. Sipas drejtorit, Aqif Selmani, janë regjistruar vetëm katër nxënës, dy në gjuhën maqedonase (nga 34 të paraparë) dhe dy në gjuhën turke (nga 68 të paraparë).

Drejtoritë e shkollave presin që në pajtim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për afatin e dytë të regjistrimit të ulet numri minimal i poenave të nevojshme për regjistrim.

Comments