“Po të kishin dashur serbët e veriut, as 4 njësi të ROSU-s s’do ta kishin ndaluar trenin”

173

Image result for jabllanovic

Edhe një provokim ka ardhur nga ish ministri i shkarkuar i Kosovës Aleksandar Jabllanoviq. transmeton koha.net.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Serbisë për punë dhe ish –ministër i Kosovës për Kthim Aleksandar Jabllanoviq, i shkarkuar nga ky post pas fyerjeve që ua bëri nëna gjakovare të viktimave të dhunës serbe dhe pas demonstratave të qytetarëve të Kosovës. ka thënë se treni i nisur nga Beogradi për në Kosovë është gabimi naiv i Zyrës për Kosovën në, transmeton Koha.net.

Jabllanoviq, siç njofton se Kossev, ka thënë se po të kishin dashur serbët e veriut të vinte treni, atë nuk do të kishin mundur ta ndalnin as katër njësi të ROSU-t.

“Se Kosova është serbe tregon çdo kënd i saj në Leposaviq, Prishtinë Zveçan, Zubin Potok. Por Kosovën nuk do ta kthejmë në Serbi me 10 ose më shumë mbishkrime parullën “Kosova është Serbi”, ka thënë Jabllanovq.

Comments