“Po të mos ishte PDK-ja, Visar Ymeri do të ishte ende kamarier”

199
fresco

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka reaguar ashpër ndaj intervistës së kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri për gazetën serbe Danas ku ka thënë se PDK-në duhet ta nxjerrin në opozitë.

Beqa ka thënë se po mos të ishin zyrtarët e PDK-së që kishin marrë pjesë në luftë kundër Serbisë, Visar Ymeri “ende do të ishte kamarier”.

“Visar Ymeri denoncon PDK-në në Serbi. Visari, paska kërkuar sot edhe në Serbi ndihmë për ta zhdukur PDK-në”, ka shkruar Beqa, raporton Insajderi.

Beqa e ka quajtur “të mjerë” kryetarin e Vetëvendosjes.

“I mjerë kamarieri i mjerë! Denoncime dhe sharje tash edhe në Serbi! Po, a e din more Visar se po të mos ishte kjo PDK-ja për Serbinë, ti ende do ishe kamarier i denjë! Turp! Kjo është VV e vërtetë, ky është kryetari i tyre i mjerë që don me bashku Shqipërinë etnik”, ka thënë ai.

Comments