Po vendoset rrethoj e hekurt rreth KSHZ-së

204

Në orën 11:00 KSHZ-ja pritet të mbaj seancë ku do të diskutoj në lidhje me ankimimet e partive politike LSDM dhe BESA për sa i përket parregullsive të vërejtur nga këto parti në zgjedhjet parlamentare.

Rreth ndërtesës së “Nova Makedonija” ku është edhe zyrja e KSHZ-së, janë duke u vendosur rrethoja të  hekurta, pas paralajmërimeve se mund të ketë protesta nga anëtar të VMRO-DPMNE-së.

Për momentin nuk ka njerëz të grumbulluar përpara KSHZ-së. Policia është në gjendje gatishmërie.

Comments