Po vjen dimri më i ftohtë në 20 vjet, me temperatura deri në minus 25 gradë Celsius

379
fresco

Drejtori ekzekutiv i Gazprom, Alexei Miller, paralajmëroi se Evropa dhe Rusia po përballen me dimrin më të ftohtë në 20 vjet, me temperatura rreth minus 25 gradë Celsius.

Miller i tha Forumit Ndërkombëtar të Gazit në Shën Petersburg se parashikimet afatgjata të motit tregojnë mbërritjen e afërt të një dimri anomalisht të ftohtë në Evropë dhe Rusi, duke vënë në dukje se dimra të tillë ndodhin afërsisht një herë në 20 vjet.

“Në shifra konkrete, kjo do të thotë temperatura rreth minus 25 gradë Celsius,” shtoi Miller.

Ai vuri në dukje se furnizimet me gaz në Evropë këtë vit janë përkeqësuar krahasuar me vitin e kaluar, duke theksuar se dërgimi i këtij burimi energjie nga Rusia përfaqëson një dorë miqësore për partnerët evropianë, raporton Sputnik.

Miller tha se përpjekjet për të “shpërbërë” këtë kompani që nga fillimi i viteve 1990 lidhen pikërisht me rreziqet gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit dhe qëllimin për ta privuar vendin nga ky potencial.

Comments