Pochettino flet për të rejat e fundit rreth Kane, ‘alarmohet’ Liverpool

508
fresco

Tottenham dhe Liverpool do të përballen me njëra tjetrën në finalen e Ligës së Kampionëve, më 1 qershor.

Para kësaj ndeshje, skuadra e Tottenham nuk e di akoma nëse mund të llogarisin në sulmuesin kryesorë të skuadrës, Harry Kane, i cili kishte pësuar një dëmtim në çerekfinale të LK, kundër Manchester City.

Por, së fundmi, trajneri argjentinas, Pochettino, ka dhënë disa lajme që duken të jenë pozitive për tifozët e Spurs.

“Mendoj se Harry Kane është në javët e fundit të rikuperimit. Ka filluar të punojë me grupin” ka thënë fillimisht trajneri i Tottenham.

“Shumë pozitive – situata me të. Ne kemi një javë përpara që të shohim se si ai po ecën. Është e rëndësishme që ai të ndihet mirë dhe pozitiv” ka thënë Pochettino, transmeton lajmi.net.

“Do të shohim çfarë ndodh. Nuk mund të them se ai do të jetë 100% i gatshëm ose nëse do të startojë, apo do të jetë në bankë ose jashtë skuadrës.”

“Por, progres i mirë, sikur Winks, Vertonghen dhe Davinson Sanchez” ka thënë ndër të tjerash argjentinasi.

Kujtojmë se Kane është përfshirë edhe në listën e skuadrës kombëtare, për finalet e Ligës së Kombeve, ku Anglia përballet me Holandën, më 6 qershor. /Lajmi.net/

Comments