Policët e rënë nga konkursi, apel Spasovskit (VIDEO)

414
fresco

Kadetët policor të gjeneratës së fundit 2017/2018, të cilët nuk kanë arritur të realizojnë marrëveshje për punë me Ministrinë e Brendshme, protestuan në mënyrë simbolike para Ministrisë. Ata kërkuan takim me ministrin e brendshëm Oliver Spasovski që t’u shpjegohet për çfarë arsye nuk janë pranuar dhe përse për këtë vendim nuk kanë dokument të shkruar.

E pyesim ministrin Oliver Spasovski përse nuk na lejon të zhvillojmë takim në të cilin do të na shpjegojë përse nuk kemi kontrata për punësim. Pas publikimit të listës së rangimit ministri është i obliguar të sjellë vendim për nënshkrimin e marrëveshjeve për punësim sipas rezultateve të arritura në vet listën e rangimit. Ne kemi sjellë edhe vërtetimet që nuk kemi qenë të dënuar më parë, atë që e deklaroi ministri se nuk janë kaluar kontrollet e sigurisë, ajo bëhet në fillim të stërvitjes, neve na është thënë se ato i kemi kaluar dhe nuk kemi asnjë pengesë – tha Darko Petkovski, kandidat për polic.

Ata thonë se Ministria e brendshme u ka sjell mjaftueshëm dëme, si materiale ashtu edhe jo materiale duke i shpallur si kriminelë pa asnjë dëshmi.

Kërkojmë që në mënyrë serioze të shqyrtohet situata me secilin prej neve veçanërisht. 01:13-18 Kërkojmë që të kërkohet përgjegjësi nga zëvendës ministri Agim Nuhiu sepse ai i ka nënshkruar kontratat tona për stërvitje. Do vijojë padi penale për shumë arsye si dhe në mënyrë plotësuese për shpifje sepse na bëjnë kriminelë ndërsa ne nuk jemi – deklaroi Darko Petkovski- kandidat për polic.

Nga Ministria e Brendshme thonë se tek këta kandidatë janë vërejtur disa parregullsi mbi të cilat kanë marrë vlerësime negative.

Gjatë procesit të pranimit dhe stërvitjeve të kandidatëve të përzgjedhur janë perceptuar parregullsi serioze të cilat ishin bërë para përgatitjes së vlerësimit të sigurisë së kandidatëve. Ndërsa, është konstatuar se 37 nga kandidatët për policë që ishin në stërvitje kanë marrë vlerësime negative të sigurisë. Kjo është në kundërshtim me parimet e punës legale dhe profesionale dhe angazhimi i tyre eventual do të thotë thyerje e dispozitave ligjore për krijimin e statusit të punës në Ministri, por njëkohësisht edhe përmbysje e sistemit të sigurisë. Po ashtu është filluar procedura për verifikimin e përgjegjësisë për lëshimet e bëra – njoftojnë nga MPB-ja.

Nga konferenca e kaluar e kadetëve nga ana e Ministrisë së Brendshme iu është ofruar marrëveshje vetëm 10 prej tyre ndërsa 30 ende mbesin në pritje./alsat-m

Comments