POLICËT KTHEHEN NGA TRAJNIMI NË IDRIZOVË, SIPAS KANDIDATËVE 200 PREJ TYRE NUK KANË PASUR VËRTETIM MJEKËSOR


Më shumë se 600 kandidatë për polic sot u dashtë të fillojnë me trajnim në Idrizovë. Sipas marrëveshjes së nënshkruar prej ish ministrit Mitko Çavkov , kandidatët në datën e sotme duhej të lajmërohen tek Qendra për Trajnim në Idrizovë.
Ata u paraqitën aty , mirëpo i kthyen pa shpjegim.
Tv21 e kontaktoi MPB-në, mirëpo prej atje ende nuk ka përgjigje.
Sipas disa prej kandidatëve, 200 prej të gjithë të pranishmëve nuk posedonin vërtetim mjekësor .