Policia Bashkiake e Tiranës, pas një kohe duket sa ka vazhduar sërish aksionin për spastrimin e rrugëve të kryeqytetit nga shitësit ambulant.
Pranë zonës së njohur si “Shkolla e Baletit” në Tiranë qytetarët kanë parë një skenë se si dy punonjës të Policisë Bashkiake i hedh me shqelma manaferrave dhe fiqve të një burri në moshë dhe ai detyrohet t’i mbledhë një nga një nga trotuari.
Një qytëtar shkruan për “JOQ” se “Polica Bashkiake ja hodhi në tokë, i ra me shqelm te Shkolla e Baletit. E ndihmuam të mblidhte fiqtë, por manaferrat i fshiu me fshesë se nuk i mblidhte dot. Ça të bënte më? I hoqi kafshatën e gojës dhe i bërtiste pse del këtu, kështu e doni ju se s’merrni vesh! S’kishte pamje më të dhimbshme se sa ta shikoje kur i fshinte manaferrat me fshesë dhe i hodhi. Rri gjithë ditën në këtë diell t’i shesë për një lek dhe në fund të ditës i shet a jo dhe këta ja hedhin me shqelm. Se fundja s’kishte çfarë t’i sekuestronte, 1 kuti me fiq e një kovë manaferra kishte. Polici sa më pa që po e filmoja i tha kolegut dhe u larguan”, përfundoi qytetari.