Policia deklaron: Vulin ishte nisur pa leje drejt Kosovës

252

Policia ka njoftuar se përveç Marko Gjuriqit, të cilin nuk i është lejuar vizita në Kosovë, për në veri, pa leje ishte nisur edhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin. Për këtë, Polcia ka marrë masa duke dërgua Njësinë Speciale në veri të vendit.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës sot në mëngjes kanë zbarkuar në Veri të vendit. Atje kanë për detyrë që të arrestojnë secilin zyrtar serb që ka planifikuar të hyjë në Kosovë, pa i dhënë leje Ministria e Punëve të Jashtme.

Zyrtarë të MPJ’së kanë thënë të premten për Gazetën Express se i kanë refuzuar kërkesen për hyrje në Kosovë, drejtorit të zyrës për Kosovë, Marko Gjuriqit.

Por, sipas njoftimit të Policsë, njësia speciale ka dalur për të parandaluar hyrjen e Gjuriqit por edhe të ministrit të Mbrojtjes, Aleksander Vulin. Ky i fundit nuk ishte përmendur nga MPJ të ketë kërkuar leje për të ardhur në Kosovë, megjithatë, ai ishte nisur të hyjë në Veri.

“Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja policore, në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS) për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë z.Vulin dhe z.Gjuriq, ka angazhuar njësi relevante policore për implementim të këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

MPJ e Kosovës ka treguar se leje për të hyrë në Kosovë i kanë dhënë Ministrit të Kulturës, Vladan Vukosavleviq, ndërsa i kishte refuzuar hyrjen drejtorit të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, pas deklaratave të tij.

Sipas MPJ’së, kërkesa për vizitë i ishte refuzuar Gjuriqit dhe ekipit të tij, për shkak të situatës së krijuar ditëve të fundit dhe pas deklaratave të cilat kanë kontribuar në ngritjen e tensioneve si dhe deklaratave që bien ndesh me marrëveshjen e Brukselit mes Kosoves e Serbisë.

Comments