Policia dje ka zbuluar dy grupe migrantësh

Policia dje në autostradën Gjevgjeli – Shkup dhe në rrugën rajonale Vallandovë – Dojran ka zbuluar dy grupe migrantësh, të cilët kanë tentuar ta kalojnë territorin e Republikës së Maqedonisë.
Të mërkurën dhjetë minuta pas mesnate, ekip i përzier patrollues ka kryer kontroll të një kamioni “Mercedes”, me targa të Tetovës, i parkuar nga ana e një shoferi të panjohur në pompën e benzinës pranë autostradës Gjevgjeli-Shkup te fshati Smokvicë.
Siç njofoti policia, janë gjetur 26 migrantë, prej të cilëve 21 nga Afganistani dhe pesë nga Pakistani.
Policia i ndërmerr masat për gjetjen e shoferit dhe shoqëruesin e tij në automjet dhe për ndriçimin e tërësishëm të rastit.