Policia e Maqedonisë arreston një kryetar komune, ja për cilin bëhet fjalë (FOTO)

513

Pas publikimit të videos ku kryetari i komunës së Demir Hisarit, Marjançe Stojanovski të punësuarve në çerdhen për fëmijë në këtë qytet u ka thënë se mos të harrojnë që vjen nga MPB dhe se dëgjon bisedat e tyre, ai sonte është arrestuar.

Momentalisht ai është në stacionin policor ku është thirur për bisedë informative, ndërkohë që vjen nga rradhët e LSDM-së.

Comments