Policia e Velesit dhe zjarrfiksat po kërkojnë për avionin e rrëzuar gjerman



Sektori i Punëve të Brendshme në Veles ka konfirmuar se sonte ka marrë denoncime për rrëzimin e një avioni në rajonin e Velesit.
Nga policia e Velesit informojnë se ekipet e tyre janë në vendngjarje dhe janë në kërkim për mbetjet e avionit, njofton TetovaSot.
Ky është konfirmimi i parë zyrtar që pasdite u rrëzua avioni gjerman që fluturoi nga qyteti italian i Trevisos drejt aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup, i cili ka dashur të ulet që të furnizohet me karburant.
Me avionin kanë udhëtuar 6 persona për të cilët mendohet se kanë qenë biznismenë.
Nga njesiti i zjarrfiksave të Velesit gjithashtu kanë konfirmuar se ekipet e tyre janë në terren dhe po kërkojnë për avionin e zhdukur.