Drejtoria e policisë financiare deri te Prokuroria publike themelore ka parashtruar padi penale kundër katër personave edhe atë Lirim Shabani, ish ministër i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu ministër i vetëqeverisjes lokale nga periudha prej 2015 deri më 2017, M.M.P në cilësi të këshilltarit shtetëror për integrime evropiane në Ministrisë dhe B.R në cilësi të personit përgjegjës për realizim të IPA Programit operativ mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
“Të akuzuarit L.SH dhe S.F në cilësi të ministrit të vetëqeverisjes lokale në periudhën 2015 deri më 2017 së bashku me M.M.P dhe B.R në mënyrë të pandërgjegjshme kanë vepruar në kryerjen e autorizimeve të tyre dhe detyrave në mënyrë që në projektin e IPA fondeve për qëllim të ndihmës teknike të Ministrisë për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë kanë lidhur, nënshkruar dhe kanë paguar katër Marrëveshje për vepër për shfrytëzim të shërbimeve intelektuale konsulente mes ministrisë dhe M.M.P dhe B.R që janë të marrëdhënie të rregullt pune në Ministri, ndërsa gjoja se në mënyrë plotësuese janë angazhuar përmes Agjencisë për të rinj SHPK – Shkup dhe në mënyrë të paligjshme kanë pranuar 2.198.243 denarë për të cilën shumë kanë dëmtuar Buxhetin e Ministrisë”, informojnë nga Policia financiare.
Me qëllim që të mbulohet vepra, katër veprat e paraqitura kanë dhënë urdhër shkresë të Agjencisë për të rinjë SHPK – Shkup në faturat në vend që të shënohen emrat personal, të njëjtat të jenë të shprehura vetëm në mënyrë numerike edhe atë e paraqitura e tretë M.M.P si ekspert nr 12, ndërsa B.R si ekspert nr. 13 për çka M.M.P ka përpiluar dhe nënshkruar edhe deri te Agjencia për të rinj SHPK – Shkup ka parashtruar listë të ekspertëve për pagesë, në mënyrë që ka mbuluar të dhënat personale dhe statusin si të punësuar në Ministri gjatë pagesës së mjeteve në të holla.