Policia gjen granata dhe municion në një shtëpi të braktisur në Zveçan

150

Policia e Kosovës, sërish ka gjetur municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan.

Në njoftimin e policisë thuhet se janë gjetur 9 granata, 538 fishekë dhe 3 karikatorë për armë automatike.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka trajtuar mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar. ”, thuhet njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv.

Comments