Policia: Gjendja e sigurisë stabile, mos bini pre e dezinformatave

170

policia

Policia e Kosvës ka reaguar ndaj disa shkrimeve të mediave serbe ku është potencuar se Policia e Kosovës ka shtuar prezencën dhe aktivitetet e veta nëpër lokacione të caktuara, ku sipas këtyre shkrimeve si rrjedhojë në orët e pasditës erdhi deri te grumbullimi i rreth 200 personave në rrugën” Mbreti Petër” në Mitrovicë.

“Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik Policia e Kosovës sipas vlerësimeve dhe informacioneve aktuale konstaton se gjendja e sigurisë në përgjithësi është stabile dhe në suaza të parametrave të qëndrueshëm, përderisa nuk ka nevojë për shqetësime të çfarë do natyre që mund të rrjedhin nga spekulime të ndryshme qoftë mediatike apo të tjera”.

“Policia e Kosovë inkurajon të gjithë qytetarët që të i’u referohen informacioneve zyrtare dhe të mos bien pre e çfardo dezinformate që mund të plasohet nga qarqe dhe për qellime tjera destruktiv”, thuhet në një kumtesë të policisë, transmeton Klan Kosova.

Comments