
Kanë kaluar 21 vjet që nga vrasja e një 14-vjeçareje në Peqin, por prindërit e saj akoma nuk kanë gjetur paqe.
Ata e kanë rikthyer sërish në vëmendje këtë vrasje, duke fajësuar Policinë por pa gjetur drejtësi.
Pasi kanë provuar prej vitesh të gjitha shkallët e gjyqësorit, së fundmi ata i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me një padi civile, ku kërkojnë dëmshpërblim nga Ministria e Brendshme dhe Komisariati i Policisë së Peqinit.
Viti 1997 ishte një vit i vshtirë për të gjithë shqiptarët, mes tyre edhe për familjen Bufi në Peqin, të cilët humbën vajzën 14-vjeçare nga një shkëmbim zjarri mes forcave të Policisë dhe disa personave të armatosur që ata kishin në ndjekje.
Sipas aktit mjeko-ligjor është arritur në konkluzionin se shtetasja Matilda Bufi ka vdekur si pasojë e shokut të rëndë traumatik hemorragjik nga plaga e shkaktuar me armë zjarri shkruan panorama.
Kjo shtetase është vrarë nga një predhë e vetme arme zjarri, e cila ka qenë tejshpuese nga e djathta në të majtë. /albeu.com/