Policia italiane sekuestron një sasi të madhe droge, dyshohet se vinte nga Shqipëria (VIDEO)
Mediat italiane njoftojnë se një sasi e madhe është sekuestruar në Bari të Italisë.
Droga është zbuluar në një gomone, e cili ishte braktisur më parë nga skafistët.
Sipas raportimeve mediatike, mësohet se janë sekuestruar 80 pako me drogë e llojit marijuanë, e cila në total shkon te 1200 kilogramë, vlera e të cilës arrin deri në 12 milion Euro.
Besohet se droga vinte nga Shqipëria, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e dhe pronarët e drogës.
https://www.youtube.com/watch?v=vEdOYrNltfo