Policia japoneze i kërkon falje te varri burrit të akuzuar gabimisht

99
fresco

Autoritetet japoneze janë përkulur dhe kanë vendosur lule te varri i një biznesmeni duke i kërkuar kështu falje për akuzën e padrejtë për eksportimin e makinerive industriale potencialisht të ndjeshme, raporton BBC.Shizuo Aishima dhe tre drejtues të tjerë ishin arrestuar për eksporte të paligjshme në mars 2020. Ai ka vdekur nga kanceri në stomak në shkurt 2021, pesë muaj para se të rrëzoheshin aktakuzat.Familja e tij ishte te varri i tij në Yokohama të hënën për të pranuar kërkimfaljen.

Megjithatë, gruaja e tij ka thënë se nuk mund t’i falte ata që kishin ngritur akuzën.Kompania e Aishimës ka ngritur padi për dëmshpërblim në një gjykatë të Tokios në shtator 2021, e cila vendosi që aktakuzat ishin të paligjshme dhe urdhëroi kompensim prej 166 milionë jenësh (1.12 milion dollarë).Akuzat kanë buruar nga eksporti i tharëseve me sprej nga Ohkawara Kakohki, një makinë që mund të shndërrojë lëngjet në pluhur dhe që mund të përdoret në ushtri.Kompania ka theksuar se biznesi i tyre nuk mbulohej nga kufizimet e eksportit. Prokurorët i tërhoqën aktakuzat në korrik 2021 duke përmendur “dyshime” mbi fajësinë e të akuzuarve.“Ne kërkojmë ndjesë sinqerisht për shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriut të shkaktuar nga kërkesa e paligjshme për ndalimin e tij dhe ngritja e një padie penale, si dhe për privimin e Aishimës nga mundësitë për trajtim mjekësor duke refuzuar në mënyrë të papërshtatshme kërkesën e tij për lirim me kusht” – ka thënë prokurori Hiroshi Ichikawa.

Aishima kishte paraqitur tetë kërkesa për lirim me kusht, por që i ishin refuzuar që të gjitha.Departamenti i Policisë Metropolitane të Tokios dhe Zyra e Prokurorit Publik të Distriktit të Tokios nuk e apeluan vendimin e gjykatës që i urdhëroi të paguanin kompensimin. Vendimi u bë i formës së prerë më 11 qershor.Ata gjithashtu hetuan shkakun e aktakuzës së gabuar. Megjithatë, familjet e të akuzuarve padrejtësisht thanë se drejtësia nuk ia ka dalë që të përcaktonte shkakun e vërtetë të gabimit dhe se dënimet e rekomanduara ishin shumë të lehta./kalxo.com

Comments