Policia jep detaje për zjarrin e mbrëmshëm në një banesë në Gjilan
Gjatë natës së mbrëmshme është raportuar për një zjarr në një banesë në Gjilan.
Sipas Policisë së Kosovës si pasojë e zjarrit nuk ka asnjë person të lënduar.
Zjarri në fjalë kishte shpërthyer në një banesë në katin e pestë dhe rasti tashmë është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë:
Me 29 gushtë 2018, rreth orës 21:20 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një zjarre i fuqishëm ka shpërthyer në një Banesë në Rrugën “Esat Berisha” këtu në Gjilan . Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se zjarri kishte shpërthyer në një banës në “katin e V”, të një blloku banesash. Njësitet reaguese kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë arrite ta lokalizoj zjarrin. Po ashtu është bërë evakuimi i qytetarëve . Në banës në momentin kur ka ndodhë rasti, s`ka qenë askush. Është intervistuar pronarja e banesës shqiptare shtetase e Kosovës, fatmirësisht askush nuk është lënduar, gjersa dëmet llogariten të jenë të konsiderueshme. Vendi i ngjarjes është proceduar nga Krim teknika, po ashtu është kontaktuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.