Policia me aksion në zyrat e Postës së Serbisë në veri, operatorë pa licencë dhe të paregjistruara

122

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të gjerë në veri të vendit.
Sipas informative të para në veri të Mitrovicës është duke u zhvilluar operacioni policor në objektet e Postës së Serbisë, e cila operon aty.

Saktësisht policia ka hyrë sot në nëntë zyre postare të Serbisë.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, i cili tha se ky aksion është ndërmarrë pas informacioneve se këto zyra postare operojnë pa licencë dhe pa regjistrim në ARBK.

Po ashtu ai tha se këto informacione që posedonin kanë rezultuar të sakta dhe se në lidhje me këtë është informuare dhe Prokurori i Shtetit dhe se tutje do të vazhdohet sipas autorizimeve të tij.

“Pas një shkrese/informate të pranuar nga ARKEP, se në territorin e Kosovës operojnë operator ekonomike pa licencë dhe të paregjistruar në ARBK, njësitë policore kanë shkuar për verifikimin e këtij informacioni. Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë, me ç’rast Policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdohet sipas autorizimeve të tij”, deklaroi Elshani./Lajmi.net/

Comments