Policia në Mineapolis arreston gazetarin gjatë transmetimit ‘live’

341

Tri netë me radhë, në rrugët e qyteteve amerikane u mbajtën protesta të dhunshme për shkak të vrasjes së afrikanoamerikanit Xhorxh Flojd (46), i cili ishte ngulfatur derisa një polic i bardhë e shtypte fytin e tij me gju.

Në protesta ishin shkaktuar zjarre, thyerje dhe grabitje, ndërsa situata është më dramatike në Mineapolis, qyteti ku ishte vrarë Fllojd.

Zemërimi i huliganëve të cilët u infiltruan në protestues zgjati gjatë gjithë natës, ndërsa sipas mediave amerikane, para mëngjesit, policia në masë të madhe doli në rrugë. Ata u përpoqën që ta kthenin rendin në qytet dhe gjatë kësaj një ekip i televizionit Si-En-En ishte arrestuar gjatë këtij operacioni.

Gazetari i CNN, Omar Himenez u paraqit drejtpërdrejtë në program në atë kanal kur iu afruan pjesëtarë të njësisë speciale dhe ishte arrestuar. Qartë dëgjohej se Himenez tha se është gazetar dhe se ai dhe ekipi do të transferohen aty ku nuk do t’i shqetësojnë nëpunësit e policisë gjatë intervenimit të tyre, por policia nuk reagoi për fjalët e tij. Ata i vendosën pranga dhe e arrestuan./MIA

Comments